Pse televizionet e Ramës fshehën pjesëmarrjen e Bashës në ceremoninë e Trump ?

nga Sidi Hasanaj

Përse çdo televizion gënjen duke fshehur pjesmarrjen e Lulzim Bashës në inagurimin e Donald Trump si President?

Sot mbase makineria inxhinierike e manipulimit të qytetarëve përmes mediave, e udhëhequr nga PS dhe partia e Berishës, ka arritur nivelin më të lartë të gënjeshtrës.

Jo vetëm që nuk u dha askund lajmi se Lulzim Badha ishte pjesmarrës në ceremoninë e betimit si president të Donald Trump, por u tejkalua pasi
Ç’do televizion lëshonte në valët e tij një gënjeshtër:
“Asnjë politikan shqiptarë, nuk është pjesmarrës në ceremoninë e Trump”.
Çensura ndaj Lulzim Bashës u tejkalou në sulm ndaj tij, makineria e manipulimit i vrau të vërtetën.

Pyetja lind “Përse”?

Së pari, sepse i munguari i madh në Washington ishte Edi Rama, por edhe përfaqësues politik të Sali Berishës nongrata.

Thjeshtë e pa sofizma apo rrotullime fjalësh,
Mungesa e një ftesë për Ramën dhe PS, Berishën e partinë e tij, ka vetëm një mesazh:
Administrata Trump nuk do partnerë as Ramën e as Berishën, nuk do marrëdhënie normale me asnjë prej të dyve. Pse? Se janë të korruptuar, arketip politikanësh që kanë bashkëpunuar me faktorë anti amerikan. Çështja “McGonnigal” do paguhet shumë rëndë nga Edi Rama, por edhe Sali Berisha.

Së dyti, ka një kuptim përse Lulzim Basha u zgjodh të ishte në ceremoninë e Trump:
Ishte i vetmi aktor me peshë politike që goditi në emër të Amerikanëve, Sali Berishën.
Jo thjesht e përjashtoi nga partia (atë mund ta bënon dhe kamikazë oportunistë) por krijoi një nukël politike që e luftoi Sali Berishën edhe pas përjashtimit… këtë askush nuk e bënte dot, dhe koha ka treguar që askush nuk e vazhdon më betejën me Sali Berishën, betejë ligjore dhe betejë politike. Kjo ishte dhe arsyeja përse Berisha nga dyert e SPAK ku u paraqit si i akuzuar “hajdut” shkrepi arsenalin e mashtrimeve dhe anatemimeve të tij ndaj L.Bashës… sot, ndërkohë që L.Basha ishte në Washington.

Së treti, mediat vizive sot fshehën dy takime të rëndësishme të Lulzim Bashës, të pasqyruara në rrjetet e tij të mediave sociale.
Takimin më të rëndësishëm që një politikan shqiptarë mund të realizonte, takimin me sekretarim e ri të Thesarit (ministri i financave) Scott Bessent.

Scott Bessent, për këdo që është i profilit ekonomik dhe të sferës së financave, është një nga mendjet më të ndritura të financave mbase të 40viteve të fundit. Takimi me të, në thelb është më i rëndësishëm edhe se takimi me vetë D.Trump, sepse Trump politikisht nuk ka ndonjë fokus të veçant për Shqipërinë dhe në këtë kontekst, një takim apo foto me Trump do ishte thjeshtë një marketing politik pa përmbajtje. Por përse është i rëndësishëm Scott Bessent?

Donald Trump ka zgjedhur të bëjë një luftë quasi botërore me Kinën-Rusinë dhe BRICS, por luftë me tarifa dhe shtrëngime ekonomike, jo me arsenal armësh.
Scott Bessent mund të quhet bomba bërthamore e politikave financiare. Jo thjesht mbështetës i politikave tregtare agresive të Trump, por një mëndje gjeniale e dizenjimit të sanksioneve financiare në betejë me Kinën e Rusinë.

Zgjidhja e Trump për të adresuar kërcënimet e Rusisë dhe Kinës, është shkatërrimi i tyre ekonomik falë politikave agresive të tarifave të Scott Bessent.
Bessent ka propozuar gjithashtu një politikë “3-3-3” që synon të ulë deficitin buxhetor, të nxisë rritjen e PBB-së dhe të rrisë prodhimin e naftës. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së dollarit amerikan si monedhë rezervë botërore dhe ka propozuar përdorimin strategjik të tarifave për të promovuar interesat amerikane, veçanërisht në marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Në një rajon si Ballkani, ku përplasen fuqishëm interesat dhe influencat Amerikane kundrejt atyre Ruso-Kineze, Bessent është profili më adekuat dhe i lartë që do udhëheq betejën Amerikane.

Nëse sot Edi Rama ka përdorur një mënyrë për të kapërcyer sanksionet amerikane ndaj naftës ruse duke e importuar atë nga India si vend origjine (kur në fakt India është vend që nuk ka vendburime nafte, dhe po përdoret nga Rusia në këtë skemë), nesër me Scott Bessent Shqipëria nuk do e realizoi dot këtë akt të pabesë ndaj SHBA-ve, ndaj sot Edi Rama i poshtëruar dhe i frikësuar u ndëshkua me masën e parë nga Trump: u përjashtua nga pjesmarrja në ceromoninë e tin, “ky politikan nuk është dikush që dua të bashkëpunojë” ishte mesazhi i ekipit të Trump për Ramën drejtuar shqiptarëve.

Në këtë aspekt, L.Basha takoi gjeneralin e politikave të jashtme të Trump, bombën e tij bërthamore ndaj Rusisë dhe Kinës.

Por edhe takimi i Bashës me Richard Grenell, ishte një shuplakë e fortë për Berishën dhe adhuruesit e tij, të cilët fantazonin për miqësi me Grenell, ku e shihnin si sekserin e Berishës në Shtëpinë e Bardhë, haxhiqamilë modern.

Nëse sot jemi në kontekstin e luftës ndaj Edi Ramës, ndaj oligarkëve, ndaj bandave të krimit me kapitale qindra miliona €, kush e cënon vërtet këtë sistem kaq të fortë?

Vetm një format politikani, a që do bashkëpunojë me SHBA- të dhe administratën Trump, ai që do ketë përkrahjen e tyre për tu dëgjuar dhe mbështetur në luftë me ta.

Edhe pse qasja HaxhiQamiliste “çna duhet Amerika e Europa, kur kemi Kavajën e Peqinin” është ende e fortë në Shqipëri, duke thënë “Bashën le ta votojnë Amerikanët, se këtu duam Saliun”.

Në fakt HaxhQamilë ka ende, por përkrahja e votuesit do parë si proces me fisa faza, ku faza e përkrahjes amerikane është një nga hapat drejt përkrahjes popullore, dhe jo anasjelltas.

Latest articles

Related articles