nga Ruel Domi
SHBA ka Presidentin e saj të 47-të: Donald J. Trump. Sipas mediave, Presidenti Trump ka nënshkruar rreth 200 urdhëra ekzekutive në ditën e parë të qeverisjes. Në këtë artikull kam renditur më të rëndësishmet:
- Falja e 1500 të akuzuarve për sulmet e 6 janarit 2021
- Kthimi mbrapsht i 78 politikave të administratës Biden
- Një ngrirje e aftësisë rregullatore të qeverisë federale
- Një ngrirje e punësimeve civile në administratën amerikane
- Urdhër për rikthimin e menjëhershëm të të gjithë punonjësve të qeverisë federale në zyrë
- Memorandum për të adresuar krizën e kostove të jetesës të shkaktuara nga administrata Biden-Harris
- Largimi nga traktati klimatik i Parisit
- Urdhër për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe ndalimin e censurimit qeveritar
- Urdhër që nis hetimet për përdorimin e drejtësisë në administratën e kaluar kundër kundërshtarëve politike
- Urdhër që njeh vetëm 2 gjini në SHBA: burrë dhe grua. Heqja e parave federale për operacionet transgjinore duke i dhënë fund ideologjisë së gënjeshtërt transgjinore
- Urdhër për ndalimin e programeve të Diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes (DEI) në qeverinë federale duke goditur marksizmin kultural të përhapur nga demokratët në jetën publike amerikane
- Urdhër që njeh ‘Gjirin e Meksikës’ me emrin ‘Gjiri i Amerikës’
- Urdhër që njeh ‘Malin Denali’ me emrin ‘Mali McKinley’
- Urdhër për shpalljen e emergjensës kombëtare të energjisë duke lejuar nxjerrjen e naftës si dhe heqjen e rregullave për frekingun
- Urdhër për shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor për të luftuar emigracionin e paligjshëm
- Urdhër për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nëpërmjet aplikacionit CBP
- Urdhër për rikthimin e Titullit 42 dhe politikës “Qëndro në Meksikë”
- Urdhër për tarifa 25% ndaj produkteve nga Kanadaja e Meksika
- Urdhër për dezinjimin e karteleve meksikane të drogës si organizata terroriste
- Urdhër për ndalimin e të drejtës së shtetësisë për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm
- Urdhër për lejimin e Tik Tok edhe pas ndalimit nga Kongresi
- Urdhër për vendosjen e flamurit amerikan në Mars
- Sfida si emigracioni i paligjshëm, kriminaliteti i rrugës, kriza e fentanolit, luftërat ne botë dhe marksizmi kultural tejkalohen vetëm me një administratë si ajo e Presidentit Trump. Urdhërat e deritanishëm ekzekutivë të Presidentit Trump na japin shpresë se SHBA-ja do ringrihet më e pasur dhe më e fuqishme se kurrë. Lajm i mirë për qytetërimin Perëndimor dhe botën e lirë!