Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Lavdrim Lita shpjegoi përplasjet e kreut të PD-së, Sali Berisha, me SPAK, duke marrë si shembull dhe deklaratat e ditëve të fundit ndërmjet kryedemokratit dhe institucionit të akuzës.
- Advertisement –
Berisha ngriti pretendimet se në BKH është bërë një kallëzim penal nga ana e personit Zaho Koka për vëllain e kryeministrit Rama ndërsa SPAK reagoi duke thënë se nuk ka asnjë kallëzim apo denoncim të tillë nga ndonjë Zaho Koka.
Sipas analistit Lita Berisha i bën këto deklarata për të shmangur vëmëndjen nga çështja dhe akuzat ndaj tij për dosjen “Partizani” duke shkaktuar një mjegullnajë dhe shpërqëndruar vëmëndjen nga thelbi i faktit që ai është nën hetim bashkë me familjarë të tij.
“SPAK ka bërë minimumin e nevojshëm duke deklaruar se nuk ka një emër si Zaho Koka të regjistruar në dosje në Prokurori, por Berisha e di shumë mirë që ai është një personazh historik dhe e përdor për të aluduar. Sigurisht, ai e bën këtë për të krijuar mjegull dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dosja e tij. Sepse në daljet publike të zotit Berisha flitet për çdo gjë, përveç dosjes së tij, ku ai është nën hetim, bashkë me shumë zyrtarë të PD-së dhe familjarë të tij”, tha Lita.
Analisti Lita shpjegoi dhe historinë e personazhit Zaho Koka.
“Zaho Koka është një personazh historik shumë i njohur për ata që janë të apasionuar pas historisë, pasi ka qenë një partisan që bënte gili-vili em femrat partizane në mal dhe u vra për çështje morale nga vetë partizanët në jug të Shqipërisë. Zoti Berisha e përmend këtë figurë për të dhënë mesazhe dhe për të aluduar për histori të tilla, duke kërkuar të politizojë ngjarjet që ai mendon se disponon përmes fashikujve të dosjes ‘Toyota Yaris’ dhe dosjeve të tjera, ku përfshihen politikanë, zyrtarë të PS-së, ish-bashkëpunëtorë të BKH dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë”, tha Lita