Sot, me datë 21 Janar 2025, në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjes, një ngjarje me rëndësi të veçantë për kombin tonë, ku nis edhe fillimi i rrugëtimit politik shtetformues për Ahmet Zogun, me qindra legalistë-mbretërorë, në praninë e LTM Princ Leka, mbështetës të Tij, u drejtuam drejt qytetit historik të Kongresit, Lushnje.
Për ne, legalistët, kjo ngjarje përfaqëson vlera të patjetërsueshme dhe të larta historike, duke simbolizuar fillesën e shtetformimit dhe të parlamentarizmit shqiptar, në një kohë kur fatet e Shqipërisë ishin të rrezikuara deri në ekzistencën territoriale. Kongresi i Lushnjes qëndron si një dëshmi e guximit kombëtar përballë padrejtësive, që priteshin, si ato të Konferencës së Londrës, që imponoi kufij të padrejtë ndaj atdheut tonë duke i përgjysmuar ato.
Falenderime dhe respekt të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe për qytetarët e Lushnjes, të cilët na nderuan me mikpritjen dhe përshëndetjet e tyre.