Krerët e shtetit harruan 105 vjetorin e Kongresit të Lushnjes

nga Prof. Afrim Krasniqi

Retrospektivë, 21 janar 1925. Asambleja (Kuvendi) i mbledhur shqyrton formën e regjimit dhe me votim të hapur dhe nominal pro (dy vota abstenuese) shpall Republikën e Shqipërisë. “Rroftë kombi shqiptar! Rroftë Republika Shqiptare” thuhet një procesverbalin e shpalljes nga deputetët. Do të ketë tri ditë rresht festë, – u tha. Këtu nisi historia shtetërore e republikës.

Disa nënshkrues ishin themelues të shtetit dhe pavarësisë. Në shtator 1928 disa prej tyre votuan ndryshimin e formës, kalimin në monarki. Pastaj më 1946, dy vjet pas vendimit politik në kongresin e Partisë Komuniste në Përmet, pala kontrolluese e pushtetit ligjëroi abrogimin e monarkinë dhe shpalli republikën. Nuk e quajti rishpallje apo rikthim, por me parimin e vitit 0 e nisi historinë aty. Për statistikë, më 1997 referendumi për formën e regjimit konfirmoi republikën, proces që OSBE/CoE nuk pranoi ta monitorojë.

Sot Republika shqiptare ka 100 vjetorin. Mund të gjendet si lajm diku në ndonjë media. Kaq. Shteti nuk e kujton, Kuvendi ka prioritete të tjera, politika jo e jo, kështu vetë Republika ka mbetur pa mbrojtës.

Republikanët e sotëm, një brez politik pa ide e vizion republikan, duket se e kanë zëvendësuar Ditën e Republikës me një prej protestave/konflikteve partiake absurde/të trishta të tranzicionit, atë të vitit 2011, natyrisht jo për ta kujtuar, për të reflektuar apo mësuar nga gabimet, por për ta (keq)përdorur, siç bëhet me të gjitha ngjarjet, sidomos kur jemi në vite elektorale.

Kështu nisi.

Latest articles

Related articles