66 viktima nga zjarri në hotelin dimëror, Turqi

Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në vendpushimin e skive Kartalkaya në provincën veriperëndimore Bolus të Turqisë.

Nga zjarri raportohet se kanë humbur jetën 66 persona dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital. Në fillim zjarri filloi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhap në gjithë ndërtesën 12 katëshe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kohë kur shumica e pushuesve ishin në gjumë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë situatën, raportojnë mediat turke. Sipas guvernatorit të rajonit, Abdulaziz Aydin, në hotel qëndronin 234 të ftuar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u informua për incidentin dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tundes njoftoi hapjen e një hetimi për zjarrin, duke emëruar gjashtë prokurorë dhe një ekip prej pesë ekspertësh.

Latest articles

Related articles