Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani zhvilloi sot një bisedë informale me gazetarët që ndjekin zhvillimet brenda Prokurorisë së Posaçme. Fillimisht foli për zgjedhjet dhe strukturën që do të hetojë ndërhyrjen në këtë proces. Dumani tha se e kanë gati strategjinë dhe planin e veprimit.
“Kam deklaruar që do të publikoj strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore, strategjia thuajse ka përfunduar, pritet miratimi. Po ashtu është menduar edhe një plan veprimi dhe një urdhër por për momentin nuk mund ta bëj publik urdhrin”, tha ai.