Hetimet ndaj Veliajt, Dumani: Kontrollet e SPAK mjet për të gjetur prova!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka folur me gazetarët, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh prej tyre.

Ndër të tjera Dumani është pyetur edhe në lidhje me hetimet ndaj Kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Kreu i SPAK është shprehur se çështja e Veliajt është në fazën e hetimit paraprak. Lidhur me kontrollet e bëra në banesën e Veliajt, Dumani thotë se ata janë mjet për kërkimin e provës.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, shprehet Dumani lidhur me hetimet ndaj Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kujtojmë se me 6 Dhjetor me urdhër të SPAK, Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontrolle në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e kësaj të premte.

Ndërkohë në lidhje me kontrollin e ushtruar në banesën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se është i hapur dhe e mbështet në çdo hap SPAK.

Ai deklaroi se nuk i përket asaj klase politike që e cilëson veten të paprekshëm.

Latest articles

Related articles