Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, reagoi këtë të shtunë pas polemikave dhe informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portale në lidhje me një rast tragjik, ku një punonjës i Policisë Rrugore të Tiranës ra nga një lartësi e një pallati. Në reagimin e tij, ministri theksoi se nuk ka prova që ndonjë punonjës policie ka tentuar të vrasë veten për shkak të presionit për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt. Duke iu referuar posterave me thirrje për protestë nga qytetarët, Hoxha shprehet se ky është një zakon i ulët që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.
Si është e vërteta e portaleve? Dhjetëra portale të krijuara për zgjedhje nga Partia Socialiste kanë hapur konspiracione për ngjarjen e rëndë. Është u njëjti titull dhe e njëjta foto në të gjitha media e faqet e krijuar nga PS. Pyete pak njësinë C në Polici si ka mundësi që i njëjti tekst e foto përhapet në dhjetëra faqe njëkohësisht. Ky quhet operacion dezinformimi.
Kjo skemë për të krijuar një ngjarje ku ska ngjarje është një teknikë për të devijuar vëmendjen nga kryebashkiaku Veliaj dhe 2 atentatet të pazbardhura këtë javë.