Eksperti i sigurisë Ilir Kulla zbulon kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla komentoi në emisionin “Zonë e Lirë” sondazhet e fundit që sugjerojnë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit, por mund t’i duhet një qeveri koalicioni.

Kulla thekson se sistemi e favorizon Albin Kurtin, pasi forcat opozitare nuk garojnë në një listë të përbashkët. Sipas tij nëse subjektet opozitare do ishin të bashkuara, Kurti do të dilte në opozitë.

“Edhe në qeverinë e ardhshme do marrë komunitete Kurti në koalicion, se është me kuota. Me gjasa Kurti s’do ketë nevojë për aleanca, por për shkak të situatës mund t’i duhet një aleat në qeveri. Ai flet në Pejë. Peja është qyteti nga vijnë biznesmenët Devolli, dhe shumë biznesmenë të tjerë. Flet për një nga Devollët që është pronar i Klan Kosovës, me të cilin Kurti është përplasur hapur. Unë dyshoj se Kurti do mund të fitonte nëse të tjerët do shkonin me listë të përbashkët. Po të ishin bashkë Kurti edhe në pushtet s’do kishte ardhur. Ky sistem e favorizon Kurtin, minoritetet do t’i marrë. Prandaj është agresiv në fushatë që t’i mbajë këta në fushatë. Ai do dalë gjithmonë forcë e parë s’diskutohet. Pastaj me kë do bëjë koalicion? Me një nga këta të tre, apo minoritetet. Kurti i fiton zgjedhjet, çështja është sa fiton. Sipas këtyre sondazheve i kalon 50 plus 1.

Latest articles

Related articles