Shqiptarët të uritur për seks, 1300 prostituta të huaja vetëm në Tiranë

spot_img

Gazetari Sokol Bregu në Zgjohu me MCN ka komentuar lidhur me operacionin e fundit të kryer nga policia ku arrestua tutori turk i cili sillte eskorta nga Kina dhe Kazakistani.

Ai tha numri i tyre është gjithmonë në rritje sidomos në festat e fundit dhe gjatë sezonin turistik të verës, ku theksoi se aktualisht vetëm në Tiranë numërohen 1300 prostituta të huaja. Sipas tij duhet të bëhet legalizimi i prostitucionit në Shqipëri.

Ne nuk i kemi tregojnë se ka para në Shqipëri se në fund të fundit nuk do vinin. Ne i quajmë prostituta luksi por në fakt janë vajza që kanë hyrë në prostitucion dhe janë pak më të shtrenjta se ajo që reflekton Shqipëria në ekonominë e saj. Numri i tyre ehte gjithmonë në rritje sidomos në festa e fundit dhe gjatë sezonin turistik të verës.

Për herë të parë në Shqipëri duhet të pranojmë faktin se prostitutat e huaja janë me tutorë të huaj jo me shqiptare. 1276 prostituta vetëm në Tiranë, Durrësi me 250, po lëvizin gjatë gjithë kohësh. Qyteti i tretë është Vlora, në Elbasan gjithmonë ka pasur pak tregon se situata financiare nuk është e mirë, pastaj vijnë zonat bregdetare si Dhërmi, Ksamil.

Ne jemi i vetmi vend në Evropë që i arrestojmë sepse në Evropë kjo nuk ndodh. Franca dënon burrat që shkojnë me prostituta. Ndërsa femrat që ushtrojnë prostitucion nuk dënohen, prandaj jam partizan i asaj që duhet të bëhet legalizimi i prostitucionit.

Më tej ai shtoi se shpesh herë ne shohim vajza që kanë kriza ekonomike dhe nuk kanë ku shkojnë dhe përfundojnë në këtë treg.

Zyrtarisht Shqipëria ka një problematikë financiare, por mos të harrojmë se ne kemi shumë trafikantë të drogës apo trafiqe të tjera të paligjshme dhe shifrat e tyre janë të larta.

Shifrat e tyre janë të ndryshme, me 400-500 euro ora, prandaj ku ka para të pistë dhe atje janë të vendosura dhe ato.

Shqipëria ka një korrupsion të lartë 70% e administratës nuk kanë ato rruga, ky është vend i çuditshëm, në administratë rroga më e lartë është jo më shumë se 900 euro dhe nga ana tjetër vetëm makinat i kanë super të shtrenjta dhe pushimet i bëjnë që rroga e tyre si justifikon, prandaj korrupsioni këtu është shumë i lartë.

1300 prostituta vetëm në Tiranë është nën kufirin e mesatares së të ardhurave. Unë kam përshtypjen se dhe policia se quan këtë akt të madh kriminal, se quan vepër penale. Për mua ato do të jenë prezentë këtu derisa të ketë para në qarkullim

Latest articles

Related articles