PLL, Shpëtim Axhami: Rikthimi xhandarmërisë Zogiste do të sjellë rend e ligj në vend

spot_img

Xhandarmaria, në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore, ka qenë dhe mbetet një nga format më të mira dhe më produktive të organizimit të policisë. Ky organizim, i realizuar në mënyrën më profesionale dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj, u ngrit në kohën e Mbretërisë Shqiptare.

Partia Lëvizja e Legalitetit, siç reflektohet edhe në programin e saj, është e bindur se kthimi i identitetit dhe funksionalitetit efikas të policisë është një domosdoshmëri për Shqipërinë. Ky proces do të realizohej më së miri përmes rikthimit të Xhandarmarisë si forma më efikase e organizimit policor për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ky propozim mbështetet në traditën dhe përvojat më të mira të organizimit të policisë në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e një strukture profesionale dhe funksionale për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin në vend.

Latest articles

Related articles