Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me burg ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, zëvendësen e saj, Anisa Petani, sekretarin Shkëlqim Beqiraj dhe anëtaren e komisionit të ofertave Enirjada Rizaj.
Balilaj është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ku përfiton edhe 1/3 e uljes së dënimit, për shkelje të barazisë në tendera.
Sipas SPAK, ata kanë favorizuar në kundërshtim me ligjin dhe shpallur fitues operatorin ekonomik “Genti 001” për ndërtimin e një muri.
Prej hetimeve ka rezultuar se, nga dokumentacioni i dorëzuar nga ofertuesit e parë, duhej të ishte shpallur fitues një tjetër kompani, që përveçse përmbushte kushtet, kishte dhe ofertë në vlerën 1,5 milion lekë më të vogël se operatori ekonomik “Genti 001