Kreu i SPAK, Dumani nis sot detyrën edhe si kreu i Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kreu i SPAK, Altin Dumani nis sot ushtrimin e detyrës edhe si Komisioner Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Me mbarimin e mandatit më 31 dhjetor 2024, Komisioneri Publik do të zëvendësohet në seancat gjyqësore publike në Kolegj, nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vetingut, u kontrolluan 805 funksionarë, prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë, pa llogaritur rreth 100 prej tyre që u dorëhoqën.

Aktualisht kanë mbetur për t’u shqyrtuar në KPA, mbasi janë apeluar, 42 gjyqtarë dhe prokurorë. Kurse në Gjykatën e Strasburgut rezulton se kanë bërë padi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Latest articles

Related articles