Trajneri i ri i Everton, David Moyes, ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes debutuese në këtë sezon në Premier League.
Një nga temat e pyetura nga gazetarët ishte edhe gjendja e Armando Brojës.
“Broja do të bëj një tjetër skanim. Ka akoma ënjtje në kyçin e këmbës dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi një ide më të mirë të shkallës së dëmtimit. Ndjesia është pak e përzier, një moment menduam se nuk kishte asgjë shumë të rëndë, prandaj vendosëm të bëjmë një tjetër skanim”, tha Moyes.
Por është konfirmuar zyrtarisht se Broja nuk ka pësuar këputje të ligamentit apo tendinën e Akilit, që do të ishin fatale për sulmuesin shqiptar.
Sa i përket dëmtimit aktual, zakonisht për të kërkohen 2-6 javë rikuperim në rastet më normale, ndërsa ato më të ndërlikuarat, 8-12 javë.