Të shtëna me armë zjarri, 1 viktimë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruat mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i vrarë një person. Mësohet se viktima është Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni, person me precedent penal.

Kristian Marku ka qenë duke udhëtuar vetëm me një automjet tip “Volkswagen” në momentin kur është qëlluar me armë zjarri rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Latest articles

Related articles