Njerëzit që punojnë ulur zhvillojnë pagjumësi

Njerëzit që punojnë ulur (rreth 80 për qind e fuqisë punëtore moderne) janë në rrezik shumë më të lartë të zhvillimit të simptomave të pagjumësisë, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga psikologia Claire Smith nga Universiteti i Floridës Jugore, shkruan salute.eu.

Studimi mes më shumë se 1 000 punonjësve të intervistuar gjatë një dekade demostroi se ”puna e ulur dhe oraret jo standarde të punës paraqesin kërcënime të rëndësishme për shëndetin e gjumit”.

Këta dy faktorë, të përshpejtuar nga ndryshimet teknologjike si rritja e punës me kompjuter, janë të lidhur me një rritje prej 37% të simptomave të pagjumësisë në mesin e punonjësve që punojnë të ulur dhe një rrezik 66% më të madh për të pasur nevojë për “gjum të mëtejshëm”, i përcaktuar si dremitje të shpeshta ose gjumë të vonë në fundjavë”.

Latest articles

Related articles