Boris Johnson: Perandoria është zhdukur, Putin – ti idiot i çuditshëm!

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në një intervistë me gazetën lituaneze Delfi, i çjerr ambiciet perandorake të Putin duke i përshkruar ato si të vjetruara, barbare dhe po aq të dobishme sa një makinë shkrimi në botën e smartfonëve.

Johnson thekson se ditët e perandorisë së Rusisë kanë mbaruar siç ka mbaruar interneti nepermjet telefonit me thirrje dhe se obsesioni i plakut me Ukrainën është një rikthim barbar në një epokë që askush nuk është i interesuar ta ringjallë – përveç vetë të çmendurit.

Johnson, i cili është i njohur për gjuhën e tij shumëngjyrëshe, nuk i fsgehu mendimet e tij.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet t’i përcjellim Putinit është se Rusia nuk është më një perandori. Ka mbaruar. Përfunduar. Kaput.”

Ai e ruajti kritikën e tij më të ashpër për trajtimin e shteteve baltike nga Putin, duke argumentuar se asnjë lloj kërcënimi bërthamor nuk mund ta çoj botën prapa në ditët e carëve dhe serfëve.

“Ajo që po bën Putini është arkaike dhe barbare. Estonia, Letonia, Lituania – ata nuk janë më pjesë e Perandorisë Ruse. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën. Gjithçka është finalizuar. Nuk ka më perandori, Vladimir, idiot Më falni për shprehjen, por kështu është,” tha Johnson, duke hedhur në erë diplomacinë.

Ai gjithashtu krahasoi nostalgjinë perandorake të Rusisë me këndvështrimin postimperialist të Britanisë.

Johnson iu drejtua Putinit: “Perandoria është zhdukur, ti idiot i çuditshëm””**

Latest articles

Related articles