Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, deklaratën e Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për të bërë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Panamanë, Kanadanë dhe Groenlandën, e sheh si betejë për dominim në Polin e Veriut.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se Poli i Veriut është i rrethuar gati i gjithi nga Rusia, shumë pak Amerikë me Alaskën dhe e gjithë pjesa tjetër Kanada, pak Panama dhe Groenlandë.
Sipas tij, i gjithë Poli i Veriut kontrollohet ose nga vendet e Bashkimit Europian që e prekin, Kanadaja ose pjesa tjetër nga Rusia.
Me ndryshimet klimatike Poli i Veriut po shkrihet dhe me shkrirjen e akujve po hapen rrugët e reja detare, në të cilat do të shkurtohen shumë rrugët detare nëpër botë dhe Rusia përveç rrugëve detare do të përftojë nga arktiku, naftën e gjithë sa ndodhen.
I bie jo vetëm të pasurohet, por edhe të rifitojë shumë tokë bujqësore për drithëra, ushqim, mish, se Rusia është vendi më i madh i botës dhe me një popullsi relativisht të vogël.
Poshtë Rusisë ndodhet Kina me numrin më të madh të popullsisë në botë. Aty Rusia dhe Kina do të dominojnë burimet më të mëdha të gazit dhe naftës në botë.
Ndërkohë Amerika ka vetëm pjesën e vogël Alaskën dhe pjesën tjetër e ka Kanadaja. Kanadaja, Groenlanda janë territore që mund t’i marrë ekonomia kineze.
Kjo gjë që thotë Trump nuk është për tu nënvlerësuar, është shumë e rëndësishme.
Në Groenlandë ke një bazë ushtarake shumë të rëndësishme “Fule”, e një shoqërie sekrete masonike, nga e cila ka marrë edhe imputin lëvizja politike që themeloi nazizmin në Gjermani.
Ajo është bazë amerikane në Groenlandë, ndaj Trump po i thotë dhe Danimarkës që kontrollon Groenlandën dhe vendeve të tjera.
Ai ka thënë ose do bëjmë marrëveshje, ose do çojë trupat se unë nuk mund ta lë Polin e Veriut ta marrë Kina.
Nga kanali i Panamasë çdo vit kalojnë mbi 10 milionë kontejner, ose rreth 5% e ekonomisë botërore.