Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek| Lita: Hile elektorale. Uji është rritur me 20-30%

Analisti Lavdrim Lita tha në studion e MCN Live se qeveria shqiptare ulja me 1 lek e çmimit të energjisë është një hile elektorale.

Më tej Lita tha se qytetarët s’duhet ta harrojnë se nga ky muaj të gjitha bashkitë kanë rritur tarifën e ujit me 20-30%.

Ne nuk mund të jemi dritëshkurtër dhe pa memorie. Gjatë 1 janarit të gjitha bashkitë kanë rritur tarifën e ujit me 20-30%. E lehtëson me 1 lekë për kilovat/orë, por ta merr tek fatura e ujit. Duke ditur dhe faktin që qeveria shqiptare ka financuar me miliona euro dhe lek, KESH kur ishte në krizën 2020-2021 me 400 milionë euro dhe këto para duhet të ishin bërë përmes një plani fizibiliteti sesa këto investime, këto injektime do të kishin një feedback.

Sot dimë që KESH, apo OSHEE blen një pjesë shumë të madhe të energjisë me çmime shumë herë më të larta nga sesa ia shet konsumatorit në vendin tonë, në raport me vendet fqinje se merren me bursën e Hungarisë. Logjika është një hile elektorale. Kur i jep një shtrese të shoqërisë si pensionistët apo shtresave vulnerabël një kockë duke i thënë po mendojmë për ju se rezultatet e sondazheve po dalin keq. Të rrisin ujin, të ulin dritat por në fund të muajit t’i mbetesh pa para.

Latest articles

Related articles