Prof. Jupi: Vajzat dhe djemtë që punojnë çdo ditë janë pasuria jonë më e madhe – Ti mbështesim

Nga Prof. TAULANDA JUPI


Sa herë marr kafen time të mëngjesit dhe bisedoj me këto vajza dhe djem që punojnë, mendoj për të rinjtë që punojnë dhe zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, për studentët që punojnë për të paguar shkollën, për të gjithë ata që punojnë për vete dhe për të ndihmuar familjet e tyre, prindërit, motrat apo vëllezërit e tyre më të vegjël.

Ata sfidojnë vështirësitë e një tregu të vështirë pune, sfidojnë mungesën e mundësive dhe presionin e vazhdueshëm për të ikur nga Shqipëria, por këto vajza e djem zgjedhin të mos heqin dorë, duke treguar çdo ditë një forcë të jashtëzakonshme.

Çdo përpjekje e tyre është një akt dashurie dhe përgjegjësie, që meriton respektin por mbi të gjitha mbështetjen tonë konkrete.

Vajzat dhe djemtë shqiptarë që punojnë dhe sakrifikojnë çdo ditë janë pasuria më e madhe që kemi.

Ne, si shoqëri, kemi detyrimin t’i mbështesim. Duhet t’u japim arsye për të besuar se puna e tyre ka vlerë, se Shqipëria mund të jetë vendi ku ata ndërtojnë jetën që meritojnë.

Nëse nuk njohim vështirësitë dhe sakrificat e tyre, nëse nuk ndihmojmë realisht këtë brez të rinjsh, atëherë humbim më shumë sesa talentin dhe punën e tyre – humbim frymën që e mban gjallë këtë vend.

Latest articles

Related articles