Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të një organizate kriminale ndërkombëtare e trafikut të drogës.
- –
Procedimi pasuror u regjistrua nga SPAK ndaj shtetasve Eridan Veliu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Deljana Nebiu, Leknos Nebiu dhe personave të lidhur me ta, pas akuzave të ngritura nga autoritetet belge dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar për trafik droge.
Personat nën hetim akuzohen për veprat penale të “Organizatës kriminale me qëllim trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Në përfundim të hetimit pasuror, SPAK ka konkluduar se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara me burime të ligjshme dhe konsiderohen të lidhura direkt me aktivitetin kriminal të organizatës. Ndaj organi i akuzës kërkon konfiskimin e tyre.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
Apartament, me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 25,01 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 15,54 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu,
Apartament me sipërfaqe 43,50 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 39,83 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetases Deljana Nebiu.
Nësi me sipërfaqe 67.5 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 7,5 m2, gjithsej 75 m2, në adresën rruga Bulevardi Blu, Lagjia nr. 3, Kamëz, porositur nga Deljana Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 23 m2, me adresë Pallat tek Diga e Liqenit, Tiranë në pronësi të Flora Nebiu.
Apartament me sipërfaqe 42,38 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Njësi Shërbimi me sipërfaqe 56,56 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Eridan Rexhep Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 444 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë Lagjia 24 Maji, Vlorë, në pronësi të shtetasve Eridan Rexhep Çamer/Nebiu dhe Deljana Vladimir Nebiu.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe; truall 499,8 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Maji, Vlorë në pronësi të shtetasve Sokol Rexhep Çamer dhe Sara Sheri Çamer.
Truall+ Banesë 1 Kat, me sipërfaqe, nga e cila truall 499,6 m2 truall dhe 40 m2 ndërtim, me adresë: Lagjia 24 Vlorë, në pronësi të shtetasve Juljan Rexhep Veliu dhe Ledja Koço Veliu.
Apartament me sipërfaqe 78,22 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament me sipërfaqe 39,84 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Garazh me sipërfaqe 23,39 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Depo me sipërfaqe 24,07 m2, në adresën Lagjia “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit Sokol Rexhep Çamer.
Apartament, me sipërfaqe 97 m2 në Kamëz, Tiranë, në pronësi të shtetases Antonela Nebiu.
Automjeti e markes AUDI Tip 4H, Model A8, vit prodhimi 2014, me pronar aktual shtetasen Antonela Vladimir Nebiu.
Autoveturë në pronësi të shtetases Antonela Nebiu, e markës Mercedez Benz, vit prodhimi 2008.
Autoveturë në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer, e markës FORD, Mustang, me vit prodhimi 2002.
Rimorkio e llojit RTV (Rimorkio për transport të veçantë), e markës ELLEBI, me në pronësi të shtetasit Sokol Ç(C)amer.
Llogari bankare në vlerën 3.128.443,19 lekë dhe 12,011.62 Euro.
24