nga Roland Lami
Fakti që opozita jo vetem e atakon por propozon nëse fiton do ti kërkoj Komisionit të Venecias të sugjeroj ndërhyrjet që nevojiten për të ribër reformën në drejtësi tregon se nuk e kontrollon.Nëse do e kontrollonte pse do ta ndryshonte ?
Fakti që qeveria ka ngritur Komisionin Antikorrupsion i perceptuar nga ekspert brenda dhe ndërkombëtar më shumë si një tentativë për të kufizuar punën e SPAK, tregon se nuk e kontrollon atë se ndryshe pse do ngrihej Komisioni Antikorrupsion Xhafa ?
Fakti që janë nën hetim figura të rendësishem të politikes majtas dhe djathtas është thyer tabuja që politika është e paprekshme dhe drejtësia funksionon vetëm për shoqërine pa imunitet. Pra ka filluar të funksionoj pushteti i tretë qe në 30 vite ka qenë animik ndaj të personave me pushtet.
Fakti që dekorohet Z.Dumani nga Sekretari i Shtetit Z. Blinker është një vlerësim jo vetëm për kreun e institucionit por edhe inkurajim për të vazhduar më tej. Mos harrojmë se janë financuesit kryesor të reformës dhe ata japin llogari diku për parat e shpenzuar të taksapaguesve amerikan. Nuk është shtet bananesh që mund ti shpenzojnë parat si të dëshiroj pa marr përgjegjesi dhe audituar nga institucione mbikqyrëse.
Fakti që Komisioni Europian në raportin e 2024 e veçon punën e SPAK, BKH dhe GJKKO nga institucionet e tjera ligjzbatuese për performancë të mirë tregon mbeshtetje dhe vlerësim për punën e deritanishme. Mos harrojmë se BE- ja është financesi i dytë i reformës në drejtësi dhe auditohet për parat e shpenzuara. Vlerësimi tregon që ky organ është në rrugën e duhur në sytë e tyre.
Fakti që propozimi për zgjatjen e mandateve të prokuroreve aktual duke ndryshuar Kushtetuten vjen si propozim i financuesve të reformës në drejtësi jo i partive politike në Shqipëri që e votuan me 140 vota është sinjal që nuk ka vend për negocim me aktoret lokal por për ekzekutim si në 2016. Një skenar i ngjashëm me 2016 pritet të ndodh në 2025 ku me pahir një pjesë e deputetëve do të votojnë pro për të siguruar kourumin e nevojshëm. Ky imponim ndërkombëtar nuk lë vend për pazare apo negocime mes liderve të forcave politike dhe Z. Dumani. Pra, duan ndërkombëtaret ta vazhdojnë këtë reformë.