Pritë dhe dajak në berberhane, si u dhunua brutalisht biznesmeni në Tiranë

Pamje dramatike. Dhunë brutale. Publikohen në media video të tjera të rrahjes tre ditë më parë të biznesmenit Adriatik Roshi 48 vjeç. Një konflikt i nisur gjatë verës së kaluar në një resort luksoz në Palasë eskaloi në Tiranë duke lënë një person të plagosur rëndë.

Roshi u sulmua brutalisht nga disa persona pranë zonës së ish-sheshit Shqiponja, teksa priste radhën në një berberhane. Tre persona u futën në ambientet e biznesit dhe e goditën me leva dhe sende të forta 48-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe gjymtyrë.

Policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën, ndërsa ka shpallur në kërkim Ronald Koçekun, Luçiano Koçekun, Dino Koçekun dhe Gëzim Koçekun. Organizatori i dyshuar i këtij konflikti është biznesmeni Luçiano Koçeku, i njohur edhe me emrin Tur Koçeku.

Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë ngjarjes. Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë

Latest articles

Related articles