Pas festës së Vitit të Ri, ku të gjithë kemi abuzuar me ushqimet, është koha të mendojmë si të pastrojmë organizimin nga këto ushqime të tepërta.
Këshilluesi i Mjekësisë Holistike, Nikola Ndoni, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se abuzimet me ushqimet ndodhin çdo dite, porse abuzimet në tavolinat festive shtohen me përdorimin veçmas të alkoolit dhe sheqernave të cilat ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit të zorrës së trashë.
Abuzimet për festa janë bërë por bëhen edhe përditë se ne abuzojmë edhe me mënyrën e të ushqyerit dhe kjo është e gjitha.
Me punën e festave, kemi marrë ushqim dhe alkool më tepër seç duhet, por abuzime bëjmë për ditë, nuk është ndonjë zarar i madh, sepse i bëjmë përditë.
Nuk është problemi te yndyrat por në festa abuzojmë me alkoolin dhe sheqerin. Shkatërruesi më i madh i sistemit të tretjes është pikërisht sheqeri dhe në rastin e festave abuzojnë më shumë me sheqerin.
Sheqeri ndikon jashtë mase keq në zorrën e trashë, sepse ushqen atë që quhet fikomikrobe, që janë bakteret e këqija në zorrën tonë dhe bakteret e këqija pëlqejnë shumë sheqerin. Jo vetëm aq sheqeri dëmton dhe shtesat mbrojtëse të zorrëve dhe sistemin imunitar të organizmit.
Për Ndonin, në ndër ushqimet që ndikojnë negativisht në zorrën e trashë janë drithërat.
Yndyrat e këqija dhe sheqernat janë dëm i madh, pastaj drithërat sepse te drithërat ndodhen sheqernat ka karbohidrate me shumicë.
Të gjitha sëmundjet reflektohen me fryrje, me parehati dhe me kriza, por sëmundjet metabolike fillojnë të gjitha në zorrë.