Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, në pranga babë e bir dhe 2 të afërmit e tyre

Detaje të reja nga zbardhja e vrasjes së Ramazan Matajt në Shkodër, teksa 4 persona janë arrestuar dhe njëri dyshohet autor kryesor ndërsa të tjerët bashkëpunëtorë.

Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.

Dy prej të arrestuarve janë babë e bir, kurse dy të tjerët janë të afërm. Një nga persona te arrestuar është identifikuar si shtetasi, Rrustem Hasa.

Kujtojmë se Ramazan Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me 29 plumba plumbash brenda makinës së tij.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles