Rama me Ballukun në rezidencën qeveritare, Veliaj zhduket

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare në zonën e Saukut në Tiranë.

Në këtë kompleks do të akomodohen me zyra disa agjensi që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.

I shoqëruar nga Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën dhe njëherësh Zv.kryeministrja Belinda Balluku, Rama ka thënë se është shumë e rëndësishme kjo godinë pasi është me standarde dhe me siguri të lartë. Ajo që bie në sy është shmangia e kryebashkiakut të kryeqytetit nga Rama gjatë inspektimeve të fundit që ai ka bërë në Tiranë, ndryshe nga më parë. Madje edhe pse bëhet fjalë për vepra të rëndësishme në territorin e bashkisë që drejton Veliaj si Unaza e Madhe apo Kimpleksi qeveritarë, ai është kujdesur që praninë e përhershme në kraht të tij, ta zëvendësoj me të “armikes”, Belinda Ballukun, Duket se situata e rëndë penale që ka Veliaj me SPAK, ka ndikuar në këtë distancim publik të Ramës ndaj tij.

“E rëndësishme për ne kjo godinë sepse është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë, përveç aktivitetit në brendësi të saj. Së fundi është pajisur me një teknologji të fjalës së fundit që na vë në vendet e larta të klasifikimit në Europë për mbrojtjen.

Është një agjenci kyçe përsa i përket përpjekjeve për të luftuar me evazionin dhe paratë që vijnë nga veprimtaritë kriminale. Është një godinë me shumë rëndësi dhe ka një pozicion shumë të favorshëm, e shkëputur, por edhe afër qendrës. Por edhe si fazë e parë e asaj që vjen më mbrapa për të ndërtuar me standarde Akademinë e Policisë”, u shpreh Rama.

Latest articles

Related articles