Nuk mund të mbeteni shtatzënë?! Mjeku gjinekolog tregon arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë

Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, foli sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë.

Mjeku tha se nëse një çift nuk arrin shtatzëninë brenda një viti pasi ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur, atëherë kjo do të thotë se ata kanë probleme me shëndetin e tyre riprodhues.

Gjithashtu mjeku Shkëlqim Bilali renditi disa nga arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë.

“Nëse një çift për një vit nuk arrijnë të ngelin shtatzënë pas seksit të pambrojtur, tregon që kanë probleme të shëndetit riprodhues. Sa i përket femrave, problemet zakonisht lidhen me infeksionet apo ovulacionin pra mospjekjen e vezës. Për meshkujt, zakonisht problemet janë me hormonet në teste. Kemi shumë femra e meshkuj që kanë disbalancë hormonesh që ndikon në infertilitet, gjë që çon edhe drejt fertilizimit invitro”, tha mjeku.

Latest articles

Related articles