Qytetarët shqiptarë do tu drejtohen kutive të votimit në 11 maj për të zgjedhur përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë dhe ata që do t’i qeverisin në katër vitet e ardhshme. Por a do të ketë në listat e reja të partive sërish kandidatë me probleme, apo deputetë që do u duhet të lënë në mes mandatin për tu përballur me drejtësinë?
Kjo ishte një nga pyetjet që ju drejtua deputetit të PS Erion Braçe nga moderatorja Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.
Braçe tha se edhe në listat e para por edhe këtë herë nuk është Edi Rama ai që vendos për emrat, por janë Drejtuesit Politikë të Qarqeve ata që sjellin propozimet në Kryesinë e PS, e më pas bëhet përzgjedhja.
Sipas tij Rama vetëm pasi kanë mbërritur listat mund të ndërhyjë duke korrektuar apo korigjuar në mënyrë që listat të jenë gjithëpërfshirëse.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë nuk duhet të bëjë gabim Edi Rama që një pjesë e deputetëve të mos i përfundojë sërish në dyert e SPAK-ut?
Braçe: Atë që ka bërë. Ka shumë njerëz që nuk do e besojnë këtë që them unë, por në atë listën e deputetëve që janë sot në parlament, apo listën e atyre kryetarëve të Bashkive që janë sot në detyrë, unë nuk rendis dot më shumë se 5-6, kryetarë Bashkie, apo 11-12 deputetë që Edi rama ka vendosur personalisht, që ky do jetë këtu, jo nuk e ka bërë këtë. Unë jam anëtar i Kryesisë së PS dhe më duhet ta them, nuk mund të bëj dot ndryshe. Ka qenë atribut i Drejtuesve Pollitkë të Qarqeve bërja e listës shumëemërore të PS në Qark. Ka qenë atribut i tyre dhe kanë ardhur ata në mbledhje të Kryesisë së PS me propozimet me kandidat për kryetar Bashkie. Atje pastaj Rama ka ndërhyrë për të korigjuar, korrektuar apo bërë më përfshirëse listën në këtë rast, pasi duhet ta themi që një drejtues Politikk Qarku në këtë sistem ëhstë edhe subjektiv në atë që bën. Ka raste kur një Drejtues Politik Qarku mendon për veten e tyre se sa për votën e tjetrit, çka e bën garën të pabarabartë brenda ndesh.
Borakaj: Kanë mbajtur ata kosto pas këtyre propozimeve që kanë bërë?
Braçe: Nuk besoj, por kjo është një gjë që duhet të zhvillohet, brenda PS çdokush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që bën.