Broja rikthehet më shpejt se pritej, Evertoni reagon zyrtarisht pas dëmtimit të pësuar

Sulmuesi Armando Broja ka lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar më 4 janar. Klubi i Evertonit ka treguar se sulmuesi shqiptar madje mund të marrë minuta në ndeshjen e 9 janarit, që luhet kundër Pitorboroh.

Fillimisht mendohej se Broja do të qëndronte jashtë për të paktën një javë, për t’u kthyer më pas në Premier Ligë. Testet mjekësore të kryera dje, konfirmuan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Trajneri Shon Dajç e aktivizoi si titullar në dy ndeshjet e fundit të Premier Ligë.

Broja u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 30-të kundër Bornmëth, teksa tashmë ka lënë çdo gjë pas.

Latest articles

Related articles