“PD Saliu” nuk flet më për qytetarët. E kanë mendjen mëngjes, drekë, darkë tek SPAK. Mijëra orë lloqe pazari. Demokratët janë apsaq. Askush nuk kujdes për interesat e tyre. A kanë bukë për fëmijët në shtëpi ? A kanë para për ilaçe ? A kanë shtëpi për të bërë dasmë e fëmi ? A kanë mundësi për të paguar analiza, fatura e gjoba ?
Partia Demokratike është bërë hija e vetvetes. Një parti hilesh të mëdha gjasme për demokracinë dhe votën e lirë. Një hiç politik që konsumon energji e rini pafund e pakrye.
Humbja e vokacionit mazhoritar në shoqëri e ka kthyer në një autoparlant sharjes e mallkimesh. Nuk dinë të fitojnë më, as zemra e as mendje. Qytetarët i përbuzin me ftohtësi. Kthejnë kokën nga ana tjetër në protestat e tyre. Ndërrojnë kanalin për të mos parë më fytyra të 1992, 1997, në kohën e internetit dhe netflix. Era myk.
Kulti individit, salikratë, deputetë si valltarë tropoje, janë veçse sipërfaqja e një mullari silazhi të përditshëm në rrjetet sociale e televizioni.