Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në një duel të çmendur.
Edhe pse zikaltrit shënuan 2 herë me anë të Lautaros dhe Taremit, milanistët nuk u dorëzuan, duke përmbysur sfidën e zhvilluar në Arabinë Saudite, duke shënuar me Teo Hernandez, Pulisiç dhe Abraham.
Në fund e gjithë festa ishte për djemtë e Serxho Konsesaos, me trajnerin portugez, që fiton trofe me milanistët në ndeshjen e tij të dytë nën drejtimin e tyre.
FT: INTER-MILAN 2-3
Lautaro Martinez 45+1′, Taremi 47’/ Teo Hernandez 52′, Pulisiç 80′, Abraham 90+3