Berisha si çeço në SPAK! Mban fjalim për militantët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Pas përfundimit të procedurës Berisha foli për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Ai tha se prokurorët kërkojnë që ta rikthejnë atë në arrest shtëpie.

Siç e dini, organizata kriminal SKAPi i partisë, kërkoi nga gjyqtari kukull që Sali Berisha të rikthehet arresti në shtëpi për shkak se prish provat, jo se nuk kanë asnjë fakt, por se ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtu në arrijmë në një moment dramatik, kur këta kriminel flen mbi dosjen e krimit, dhe vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar do ti sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin, kurrë njerëzit e ndershëm. Berisha ka sulmuar dhe do faktojë se si Dumani flen mbi dosje krimi.

Do faktojë para jush se si anëtarët e organizatës kriminale, ekspertëve e tij i urdhëron të vlerësoj me 520 m2 ndërtimin e viteve 70. Ndërtimi i viteve 2000 vlerësohet me 380. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral ka mbyllur të gjithë dosjet e krimit monstruoz elektoral. Aty gjeta McGonigal që po i bënte krus Altin Dumanin. Ju ju duket çudi.

Nuk e solla unë Mc Gonigal, dhe thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herë të tjera. Gjeta aty lali vjedhësin po rrihej me kolegë. Se thërrisnin Ajolën dhe jo Lindën, që ka ndërhyrë në tenderat e AKSHIt. Gjeta aty Ulusin, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuitton. Ulsiu i kërkon çunit të Londrës edhe një çantë Luis Vuitton. Gjeta aty raftet me 130 mln euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat kishin arritur këtu. Do filloj të jap dokumenta ju se janë organizatë kriminale. Këtu ka shumë njerëz dhe nuk them secili, por të paktën Dumani me një grup janë organizatë kriminale.

Latest articles

Related articles