nga Artan Fuga
Këtë radhë batërdia do të bëhet te votimi i diasporës.
E qartë, ka disa segmente nga dispora që kanë të drejtë të votojnë, duke përfshirë edhe njerëz të familjes sime. Dakord!
Por si?
Sepse në mënyrën si po konceptohet ky votim nga jashtë do të bëjë të pavlefshëm votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri, do të tallen me ta.
Dhe vetë vota e diasporës do të keqpërdoret.
E kuptojnë këtë partitë politike apo janë naive, apo luajnë me elektoratin, e kupton këtë opozita? E kuptojnë të emëruarit si krerë të diasporës nga z. Majko?
Apo të gjithë duan ta lenë situatën në atë farë feje që fituesi të fitojë, aferim, dhe humbësi të thotë, nuk humba, por ma bën me hile; pra edhe unë kam fituar.
Të gjithë kapin ndonjë karrige të paguar me flori nga paratë tona në atë që e quajnë akoma Kuvendi i Shqipërisë!
Nëse është kjo, ose naivitet, atëhere ky do të ishte një krim i radhës kundër mundësisë së demokratizimit sado pak të vendit!
Eshtë një turp më i madh sa turpi i Evës dhe i Adamit që kur i pyeti Elohimi, ku jeni? Ata u përgjigjën: Ishim fshehur se kishim turp t’u dilnim përpara se ishim lakuriq!
Lakuriq pa gjethe fiku!
Turpi do të jetë kur t’i dilet përpara elektoratit në maj 2025!