Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të premte të rrëzojë kërkesën e SPAK për rikthimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Apeli ka vendosur për ish-kryeministrin masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe Berisha do të duhet të shkojë në SPAK 2 herë në muaj.



