Vodhi disa markete në Vlorë duke u maskuar me kapuç dhe pelerinë, arrestohet

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni policia ka arrestuar shtetasin 29-vjeçarin Erjon Baraj, banues në Vlorë.

Hetimet zbuluan se Baraj, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe duke përdorur mjete si levë dhe çekan, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytet.

Latest articles

Related articles