Tentohet të vritet Bashar al-Assad! Dyshohet se diktatori sirian u helmua

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se i ka shpëtuar një tentative për vrasje në Moskë, ku ai është strehuar me familjen që prej 8 dhjetorit 2024, kur la vendin dhe u arratis pas sulmit nga rebelët e Hayat Tahriri al-Sham (HTS).

Informacioni është hedhur në kanalin Telegram “General SVR”, i cili besohet të drejtohet nga një ish-agjent i lartë rus. Sipas burimeve të kanalit, atentati ndaj Assad-it ka ndodhur të dielën (29 Dhjetor), kur ai është helmuar dhe ka përjetuar një gjendje kritike.

Mjekët e thirrur me urgjencë në banesën e tij arritën ta stabilizonin. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.

”The Sun” shkruan se Assad-i kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor pasi, brenda pak sekondash nga ekspozimi ndaj substancës së dyshuar helmuese, ai filloi të kollitej në mënyrë të pandërprerë dhe ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Tentativa për atentat ka ndodhur në një kohë kur po qarkullojnë zëra për tensione familjare. Raportet tregojnë se gruaja e tij, Asma al-Assad, po kërkon divorcin dhe shpreh dëshirën për t’u zhvendosur në Londër

Latest articles

Related articles