Një ngjarje e rëndë duket se ka ndodhur natën e ndërrimeve të viteve në Tiranë, në koncertin e zhvilluar nga Cinco Cavalli.
Gjatë aktivitetit, i cili kishte të ftuar emra të njohur të muzikës si Alban Skenderaj, Dafina Zeqiri, Noizy dhe Stresi, festa është ndërprerë nga të shtënat e papritura të armëve.
Ngjarja duket ka shkaktuar panik dhe shqetësim te të pranishmit, që mendohet se kanë qenë rreth 4 mijë vetë.
Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, duket se dëgjohet që të shtënat kanë ndodhur brenda ambienteve ku po zhvillohej koncerti, gjatë performancës së Stresit, i cili është detyruar të ndërpresë këngën dhe të largohet menjëherë nga skena.
Po ashtu, Dafina Zeqiri ka refuzuar të dalë në skenë pas incidentit.
Ajo që e bën edhe më të rëndë incidentin është fakti që ka ndodhur brenda një aktiviteti të organizuar dhe nën mbikëqyrjen e forcave të sigurisë. Pse nuk ka pasur masa më të forta të sigurisë në një event ku merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it dhe shumë persona të tjerë?
Për të mos përmendur faktin që Policia e Shtetit duket se e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, pasi nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar në lidhje me të.