“Pika e kthesës” për Shqipërinë… ç’do të ndodhë?

Denada Jushi

5 vjet nga nisja e punës së SPAK, ku në dy vitet e fundit kjo strukturë me vullnetin e hekurt të Altin Dumanit, për herë të parë pas më shumë se tri dekadash po shohim se çfarë do të thotë hetim në një vend si ky i yni, që bashkëjeton me kaosin dhe tranzicionin pambarimisht!

Por në permbylljen e bilanceve të Kryeministrit pamë live që vullneti politik i maxhorances e i opozitës nuk do të mungojnë për të ngritur struktura paralele që të konkurojnë punën që SPAK po ben.

Goditja e krimit që vendos për zgjedhjet, e mbi të gjitha për politikanët më të rëndësishëm kanë bërë që e gjithë klasa politike të jetë unanimisht kundër SPAK, sepse kjo strukturë po godet në të gjitha anët.

Pak veta e dinë që klasa politike i hoqi një buxhet të konsiderueshem SPAK për tja kaluar komisioneve parlamentare, pra thënë ndryshe deputete që do të “hetojnë” veten për korrupsion…

Më pak akoma e dinë që një prokuror i SPAK lexon 300 faqe thuajse çdo ditë punë, për shkak të volumit të dosjeve që ka prodhuar vendi ynë në këto vite.

Sa e dinë që më shumë këshilltare, fotografe e mbajtës çantash, kanë politikanët me të lartë të vendit tonë, kur prokurorët kanë staf minimal për hetimin e dosjeve voluminoze të krimit dhe korrupsionit?

Të gjithë sëbashku janë në një dakordësim që fuqia e SPAK të zbehet, duke ja hequr çdo mekanizëm ndihme këtij insitucioni, ndaj;
2025 ka sfidën më të madhë, rikonfirmimin e SHBA-së dhe BE që kjo rrugë të jetë e pakthyeshme.

Pas shumë vitesh, një farë besimi ka nisur të çelë midis thatësirës së vjedhjes që na është bërë sistematikisht…
Nëse zhbehet edhe kjo hallke, e amnistohen politikanë që kanë abuzuar me çdo mundesi që u është dhënë, Shqipërisë, do t’i duhet të presë shumë gjatë për një tjetër shans..
A do tē arrijmë këtë pikë kthese? Apo do të vijojmë të vidhemi, e të dhunohemi serish nga emra të rinj të një klase të vjetër politike?

Latest articles

Related articles