nga Indrit Vokshi
Burrin punëtor krahu, fshatar, fermer, hidraulik, elektreçist, shofer, familjar, hallexhi, me fëmijë etj. na e kanë shpallur jashtë mode. Të prapambetur, demode. Ai nuk është më shembull social për tu ndjekur. Madje duhet tu vijë pak turp meshkujve të rinj t’i ngjajnë atij modeli burri. Këtu ka arritur puna.
Sistemi propagandistik, inxhinierët socialë, kanë ndërtuar disa figura të tjera mashkulli të cilët promovohen e u jepen brezave të rinj si shembull. Janë mashkulli femëror, mashkulli llafazan që grindet me goca si llakabere, mashkulli parazit që sbën asgjë por është gati të rrëfejë detaje të jetës për tia paraqitur popullit për konsum publik, mashkulli i llastuar e pa përgjegjshmëri. Këta lloje promovohen. Aty kanë qenë, midis nesh në çdo kohë, thjesht tani i kanë kapur e i kanë ngritur në lartësi mediatike dhe i shesin si modele sociale.
Sdua t’i futem gjatë këtij muhabeti, veç dua t’i them kujtdo që e lexon ketë status: As mos tiu interesojë çfarë bën e ça promovon sistemi në fuqi. Jetoni në tokë t’Zotit, rrini si burra taman, bëjuni adetet gocave e grave, mos debatoni si llakabere me femra si nuk i ka hije burrit me u debatu me gra si të ishte shoqe jo burrë.
Punoni me çdolloj punë, prej këpucar e hidraulik, deri inxhiner e programues, prej bari e kopështar, deri murator e lavazhier. Merruni me sport e me armë. Këto janë funksione krejt dinjitoze. Nuk përputhen me çka promovon sistemi? Punë e madhe. Turp është po t’i nënshtrohesh modelit që sistemi në fjalë promovon.
Se e zgjata shumë, shkurt e shqip, shpalluni bukdhans.