Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip Ford i zi, është qëlluar në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi kanë vrapuar nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga pas duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit.
Mesohet se autorët e atentatit janë dy vëllezëtit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Mësohet se konflikti mes dy grupeve ka inicuar në shtetin grek, për prishje pazaresh droge mes tyre. Mësohet se policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.
Atentat ndaj dy personave në Berat, autorët qëlluan me armë zjarri nga një automjet në lëvizje