Gjykata jep edhe 3 muaj paraburgim për ish ministrin Beqaj dhe ortakun e tij

Ditën e sotme GJKKO mësohet se pranoi zgjatjen e afateve të paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn.

Në përfundim të seancës, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar me objekt “Zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore në lidhje me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për personat nën hetim Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.

Për rrjedhojë GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit, përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për personin nën hetim Ilir Hamid Beqaj, për një
periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

Gjithashtu GJKKO vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit përkatësisht të kohëzgjatjes së masës së sigurimit personal “Arrest në burg” , për personin nën hetim Ermal Xhemal Kurtulaj, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh, duke filluar ky afat nga data 04.01.2025.

Latest articles

Related articles