Joni Myshketa
Gjykata Kushtetuese, garanti I ligjit themeltar të Shtetit.
E vetmja që dukej se siguronte pacënueshmërinë e saj.
Ishte kjo gjykatë që u shpreh për hapjen e listave fill pas zgjedhjeve te 2021-shit, duke garantuar e kthyer parimin e demokracisë ku përfaqësuesit zgjidheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të interesuarit pra të përfaqësuarit, sipas një metode meritokrate e demokratike.
Me vendimin e saj së fundmi, një vendim kontrovers dhe totalisht në kundërshtim me vendimin e saj të parë I vuri epitafin kushtetutës, sovranitetit, paanshmërisë, dhe mbi të gjitha u bë palë në “vrasjen” e demokracisë.
Tani pyetjet që shtrohen..
Pse kanë frikë nga listat e hapura dhe nga verdikti qytetar??
Kujt I intereson ruajta e statusquosë 34 vjeçare??
Nëse Shqipëria është më mirë kështu, ndjesë për sa më sipër, por e vërteta na ulëret të kundërtën.
Shqiptarët kanë rastin të ngrihen mbi tifozllëqet e të mendojnë realisht për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre, o të pranojnë imponimin dhe ruajtjen e privilegjeve të një kaste që nginjet në kurriz të gjithë secilit prej nesh, o të vendosin një herë e mirë për atë çka realisht u duhet e të tregojnë që janë gati për Europën e standartet e saj e jo vetëm, në të kundërt nesër nuk do kemi të drejtë as të ankohemi..
Partitë opozitare që shprehen se janë kundër politikës së vjetër, garantes se statusqousë 34 vjeçare e bëmave të saj, kanë detyrimin qytetar, moral, politik e atdhetar të gjejnë një emërues të përbashkët përtej llogarive individuale duke sinergjuar e duke lobuar fort në interes te vendit, në të kundërt edhe ju të nesërmen nuk do keni të drejtë të ankoheni dhe kësisoj le ta gëzojmë të gjithë së bashku “demokracinë”.