Pas faljes së gjobave, Rama hap burgjet para zgjedhjeve? (Kategoria që lirohet)

Në prag të zgjedhjeve por me argumentin e mbipopullimit dhe kostos, shumica socialiste ka ndërmarrë një nismë ligjore për të “hapur” burgjet.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, socialisti Nasip Naço ka propozuar projektligjin që i lehtëson kushtet e izolimit të dënuarve që i kanë mbetur 2 vite e 6 muaj burg.

Kjo vlen vetëm për të dënuarit e sigurisë së ulët ndërsa kusht është sigurimi i një kontrate pune në institucion ose me vendim të Komisionit të Vlerësimit të rrezikshmërisë.

Projektligji thekson se këto propozime kanë ardhur pas konsultimeve me institucionet përkatëse dhe shoqërinë civile.

Latest articles

Related articles