Në emisionin 3D nga Alban Dudushi në RTSH 1, analisti Ergys Mërtiri deklaroi se Kodi Zgjedhor u bë më një marrëveshje që të mbajnë njëri-tjetrin dhe të pengojnë partitë e vogla që të konkurrojnë.
Gjithashtu Mërtiri u shpreh se nuk është transparent për interesat e publikut, pasi vullneti i popullit me këtë kod nuk përfaqësohet dhe se vullneti i tyre shkon tek dy partitë e mëdha.
“Ky është kodi më i shëmtuar dhe më i pabesë që mund të jetë bërë ndonjëherë shqiptarëve. Gjithçka që është bërë e çon mbrapa sepse me kodin e vjetër dikush mund ta thyente herësin dhe bëhej deputet tashme nuk ka me shans njëri. Sepse Kodi Zgjedhor thotë që 1/3 e listës është e mbyllur. Ata kanë gjetur një kod që gjithë këto partitë e vogla mos të arrijnë të bëjnë një pol të tretë.