Veliaj brenda SPAK-ut, Gjokutaj: Turbulencë e fortë, mund ta rrëzojë

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur këtë mëngjes në SPAK. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se raporti i Veliajt me SPAK-un sot është sekondar dhe raporti primar është me Ramën, sepse Rama ka në dorë fatin e Veliaj.

“Një turbulencë aq e madhe dhe e fortë në këtë avion politik mundet dhe ta rrëzojë atë. Çfarë po bën djallëzisht SPAK? Po të ishte SPAK-u i pandëshkueshmërisë, do të bëntë diçka tjetër. Familjarët janë njëra pjesë, por nuk mund të meresh ti me vagonin e mallrave, pa u marrë me lokomotivën.

Thirrja e vëllait, bashkëshortes apo personave të tjerë janë veprime që derivojnë nga hetimi dhe zgjidhja e statusit të kryestarit të bashkisë, bashkëshortit të zonjës Xoxa në lidhej me këtë proces. Kryevepra penale e këtij procesi është inceneratori. Këtu del dhe dekriptohet SPAK-u i pandëshkueshmërisë që nxitoj me vrap dhe nisi gjyqi me inceneratorët.

E para e shkatërroj proceduralisht, sepse i ndau vec e vec inceneratorët, ndërkohë që ato janë pasojë e një mendimi unik kriminal, sepse të gjitha VKM-të për to janë bërë nga qeveria dhe ai i bashkon çështjet, ku kjo gjë do i detyronte që t’i çonte njëkohësisht në gjyq” tha ai te ‘Kafe Shqeto’.

Latest articles

Related articles