Banorët e fshatrave të Roskovecit, përfshirë Suk 1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum, u mblodhën mesditën e sotme në një protestë të fuqishme kundër ndërtimit të një Termocentrali të ri me kapacitet 170 MW, të miratuar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Ata shprehen të shqetësuar se ndërtimi i këtij impianti energjitik, që do të përdorë gaz, do të sjellë dëme të mëdha për mjedisin, shëndetin e banorëve dhe tokat bujqësore të zonës, ku ndodhen më shumë se 700 hektarë sera që furnizojnë Shqipërinë dhe Ballkanin.
Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit dhe theksuan se ky është një atentat ndaj jetës dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre.
Ata shprehen të pakënaqur për mungesën e konsultimeve dhe për ndjesinë e presionit që po ushtrohet mbi ta nga autoritetet lokale. Protesta eskaloi kur një nga banorët i vuri flakën një shtylle të piketimit, duke shprehur revoltën e tij ndaj projektit