Këlliçi 2 orë në SPAK. Pyetet për foton me Trump, diplomën e shkollës dhe pasurinë e partneres

Pas gati dy orësh, ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dalën nga dyert e SPAK-ut.

Në një prononcim për mediat, Belliçi tha se është pyetur për gjithçka lidhur me denoncimin e bërë ndaj tij nga avokati Idajet Beqiri. Ky i fundit e ka kallëzuar për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme dhe fshehjen e pasurisë së gruas.

Këlliçi zbuloi se është pyetur edhe për fotografinë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nëse ka paguar për të.

“Jam pyetur për pasurinë e bashkëshortes, për foton me Donald Trump, asnjë shpenzim, pyesni Trumpin. Jam pyetur për gjithçka”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi akuzohet në denoncimin e depozituar ndaj tij se ka fshehur pasurinë e bashkëshortes në deklaratën e pasurisë si kandidat për kryebashkiak.

Këlliçi pretendoi se denoncimi ndaj tij është bërë si hakmarrje për denoncimet që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Latest articles

Related articles