Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen 5D, ku ishin të përfshirë ish-drejtorët e bashkisë Tiranë.

Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato në cilësinë e ish Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a dhe ish Kryeinspektorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarë “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Shoqëria ka marrë pjesë në tendera të organizuar nga UKT, Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”, duke u favorizuar nga të pandehurit që ushtronin funksione publike. Përfitimet monetare janë përdorur për blerjen e pasurive dhe financimin e aktiviteteve të tjera tregtare.

SPAK ka dërguar në GJKKO kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 259 e 25 (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe 257/a/2 të Kodit Penal, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021) dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.
Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).
Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 244 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021), si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287, shkronjat (a), (b), (d), e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Latest articles

Related articles