nga Igli Çelmeta
Gjatë vitit 2024 në vendin tonë janë shënuar 42 ngjarje kriminale me viktima (nuk janë llogaritur ngjarjet me të plagosur).
Nga këto 42 ngjarje janë shënuar 57 viktima në total, ku midis tyre kemi dhe qytetarë të pafajshëm të vrarë rastësisht si pasojë e përplasjeve mes grupeve kriminale.
Rroftë propaganda! Realiteti ndryshe!
Nuk vijmë duke u përmirësuar, por duke u përkeqësuar!
Më keq se 2023, ku kishim 35 vrasje!
1- Datë 2 janar 2024. Durrës, vetëflijohet Bedrie Loka në Sukth, arrestohet bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje.
2- Datë 4 janar 2024. Tiranë, krim në familje pranë “Freskut”, vëllai vret vëllanë me armë zjarri dhe më pas veten.
3- Datë 7 janar 2024. Vlorë, vritet me snajper në banesë 22-vjeçari.
4- Datë 21 janar 2024. Burrel, Islam Mata vret me armë zjarri bashkëfshatarin Petrit Pupla.
5- Datë 5 shkurt 2024. Tropojë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari, dyshohet se u vra aksidentalisht gjatë gjuetisë.
6- Datë 10 shkurt 2024. Kurbin, vritet Selman Mihana 70-vjeç dhe u plagos Ardjan Gjeloshi, 51-vjeç.
7- Datë 11 shkurt 2024. Kamëz, e reja humb jetën pasi bie nga kati i 4, arrestohet Altin Çoku për shkaktim vetevrasjeje.
8- Datë 11 shkurt 2024. Rrogozhinë, krim në familje, djali vret nënën.
9- Datë 13 shkurt 2024. Durrës, tre fëmijët vrasin babanë Pëllumb Metën në Shënavlash
10- Datë 14 shkurt 2024. Durrës, 46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë nga fqinji i tij Ilir Koçilja.
11- Datë 28 shkurt 2024. Korçë, 61-vjeçari Ilio Lluka vrau 40 -vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas me të njëjtën armë vrau dhe veten.
12- Datë 6 Mars 2024. Lushnje, Hazis Musai 78-vjeç, vret me sëpatë vëllanë e vet, Nazif Musain, 77 vjeç.
13- Datë 11 Mars 2024. Fier, vritet me thikë Grei Bihuci 19-vjeç.
14- Datë 15 mars 2024. Fushë-Krujë, vritet në Larushk, Gentjan Bejtja.
15- Datë 31 mars 2024. Tiranë, vritet me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi.
16- Datë 2 maj 2024. Dropull, gjenden të vrarë në banesë me sende të forta dy të moshuar.
17- Datë 4 maj 2024. Shkodër, nëna me 3 fëmijët mbytet në Bunë. Arrestohet bashkëshorti për shkaktim vetëvrasjeje.
18- Datë 13 maj 2024. Fier, vritet polici Novruz Cenalia, autor një 23-vjeçar.
19- Datë 13 maj 2024. Lezhë, krim në familje, djali me probleme mendore vret nënën.
20- Datë 6 qershor 2024. Dhërmi, vritet recepsionisti i një hoteli.
21- Datë 5 korrik 2024. Fier, vritet me thikë një i ri, Xhimi Bakaj. Arrestohet autori 39-vjeçar, viktima bashkëjetonte me ish gruan e vrasësit.
22- Datë 12 korrik 2024. Tropojë, vritet 24 vjecari me thikë në një lokal pas sherrit.
23- Datë 20 korrik 2024. Memaliaj, ekzekutohet babai i Andrea Kalemit, vritet klienti dhe kamarieri i lokalit.
24- Datë 6 gusht 2024. Konispol, Burri vret gruan. Huso Islami vret me sëpatë gruan Shano Islami, më pas djali Klement Islami shtyn nga shkallët babanë duke e vrarë.
25- Datë 8 gusht 2024. Tiranë, vrasje në azil, i moshuari godet me bastun shokun duke e lënë të vdekur.
26- Datë 10 gusht 2024. Pogrdec, dhunohet për vdekje Egli Proga.
27- Datë 19 gusht 2024. Gjirokastër, vritet 72 vjeçar Faik Ajdini në fshatin Zhapokik të Memaliajt.
28- Datë 19 gusht 2024. Velipojë, vriten me armë zjarri Arsid Hoxha, 22-vjeç dhe Ersild Ishmi, 33-vjeç.
29- Datë 19 gusht 2024. Kamëz, amerikani vret gruan, qenin dhe veten në Tiranë.
30- Datë 20 gusht 2024. Mirditë, vritet 68-vjeçari, ishte qëlluar me armë brenda në banesë.
31- Datë 24 gusht 2024. Tiranë, 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari ka u qëllua me thikë për vdekje nga një 25 vjeçar në zonën e “Astirit”
32- Datë 30 gusht 2024. Shkodër, vritet me armë zjarri Elis Rroshkodoli.
33- Datë 4 shtator 2024. Durrës, krim në familje në Shënvalsh. Djali vret babain dhe e hedh në pus.
34- Datë 10 shtator 2024. Fier, vrasje e dyfishtë në Roskovec vriten me armë zjarri dy vëllezër.
35- Datë 15 tetor 2024. Shkodër, 15-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari.
36- Datë 30 tetor 2024. Shkodër, masakër në Dobraçit, 4 viktima.
37- Datë 13 nëntor 2024. Tiranë, ekzekutohet biznesmeni Eduard Reçi.
38- Datë 18 nëntor 2024. Tiranë, vritet me thikë 14-vjeçari Martin Cani 150 metra larg shkollës “Fan Noli”.
39- Datë 19 nëntor 2024. Tiranë, vritet 29-vjeçari Klajdi Prendi.
40- Datë 22 nëntor 2024. Tropojë, vritet me armë zjarri 43-vjeçari pas konfliktit me shokun.
41- Datë 1 dhjetor 2024. Tiranë, vritet me armë zjarri në një lokal në Ndroq Alfred Dedja.
42- Datë 24 dhjetor 2024. Sarandë, gruaja vret burrin.



